>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Gërshetat E Tua

Kur lozje me gërshetat,
Seç më mbyste xhelozia,
Si si lije pak të shkretat,
E të fshije lotët e mia.

Të më thoje veç një fjalē,
Ashtu siç di vetëm ti,
E do vija si një valë,
Përmbi këmbë të të rri.

Tē më hidhje një shikim,
Plot me naze e dashuri,
Si të lutet shpirti I'm,
Sikur të ishe Perëndi.

Të më vije vonë në ëndërr,
Të më puthje lehtë në buzē,
Të më lije dhe pa frymë,
Veç të ishe e imja muzë.