>
LETERSISHQIP

Buzëqesh

Dhe të ndihesh I vetmuar,
Asgjë në vijë mos të kesh,
Nga jeta I përvëluar,
Dil nga vetja, buzëqesh.

Dhe të humbësh në vetvete,
Rrugëdalje mos të gjesh,
Sytë ngri lartë në qiell,
Gje kurajon, buzëqesh.

Dhe çdo gjë të ketë mbaruar,
Të jetë tretur midis nesh,
Lehtë s" ke për tu dorëzuar,
Pse të qash? Buzëqesh.

Edhe bota të përmbyset,
Të bëhet ngado përshesh,
Mendjen shumë mos e vra,
Ti vazhdo, Buzëqesh.