Edna Kapurani
Ma Thoshte Baba Im
Ma thoshte baba im
Ma thoshte shumë shpesh
Vdekjen e dashur bijë
E kemi pas në vesh!
Mendoja unë e shkreta,
Çfarë dreqin thotë ky vallë,
Përse më flet për vdekjen,
Kur ende jemi gjallë?
Kaloi koha shpejtë,
Dhe iku baba im.
Për një rrugë të gjatë,
Të errët dhe pa kthim.
Prandaj jetoni jetën,
Ashtu siç ju vjen.,
Asgjë më shumë se ju
Në këtë botë nuk vlen!
Ma thoshte shumë shpesh
Vdekjen e dashur bijë
E kemi pas në vesh!
Mendoja unë e shkreta,
Çfarë dreqin thotë ky vallë,
Përse më flet për vdekjen,
Kur ende jemi gjallë?
Kaloi koha shpejtë,
Dhe iku baba im.
Për një rrugë të gjatë,
Të errët dhe pa kthim.
Prandaj jetoni jetën,
Ashtu siç ju vjen.,
Asgjë më shumë se ju
Në këtë botë nuk vlen!
Komente 0