>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Era Vraponte...

Në qiellin e kaltër,
era vraponte,
Retë bashkë ti mblidhte,
Para se të agonte.

I shtynte me forcë,
Sa I merrej fryma,
Lehtë nuk dorëzohej,
Puthje priste nga vetëtima.

Me yjet debatonte,
Se rrugën ju zuri,
S" ndalonte të vraponte,
Deri sa në një vend I vuri.

U martuan retë,
E nisën daullet,
Filluan vallet,
E qielli nga vendi po shkulet.