>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Ndale Hapin

Ndale hapin moj çapkëne,
Bukurinë kush ta ka fal,
Cila dorë të pikturoi,
E më mbyti mua në vaj.

Thuamë, thuamë një fjalë,
Të më bëhet zemra mal,
Të dua moj binadalë,
Tē duash nuk ështē faj.

Përse xhanëm s'mē beson,
Të pamundurën pse kërkon,
Të kam dhënë prova plot,
Qiellin në tokë s"ta bie dot.

Po ta jap moj zemrën time,
Digje, thyeje, bējè thërrime,
Të mos kem zemër në trup,
Të rrosh pa zemër s" është turp.