Edna Kapurani
Teze Moj,Të Qofsha Falë
Teze moj, të qofsha falë,
Të kam moj, nënë të dytë,
Edhe ti më thërret djalë,
Më kujdes, më ke si sytë.
Të kam vënë në qoshe,
Bashkë me foton e mamasë,
Ashtu siç doja atë,
Të dua dhe ty pa masë.
Më qorton ndonjëherë,
Por unë nuk të mbaj inat,
Të kesh një nënë të dytë,
Kësaj I thonë të jesh me fat.
Teze moj, e mira teze.
Më thuaj çfarë do,
Edhe botën po ta duash,
Hape gojën, ma kërko.
Teze zemrën ma shëron,
Kur ajo lotë pikon.
Të kam moj, nënë të dytë,
Edhe ti më thërret djalë,
Më kujdes, më ke si sytë.
Të kam vënë në qoshe,
Bashkë me foton e mamasë,
Ashtu siç doja atë,
Të dua dhe ty pa masë.
Më qorton ndonjëherë,
Por unë nuk të mbaj inat,
Të kesh një nënë të dytë,
Kësaj I thonë të jesh me fat.
Teze moj, e mira teze.
Më thuaj çfarë do,
Edhe botën po ta duash,
Hape gojën, ma kërko.
Teze zemrën ma shëron,
Kur ajo lotë pikon.
Komente 0