Elina Nebi-Plaku
Dashuri Nëne...
Në ëndrrën time, më erdhe nënë
Më përkëdhele me ngrohtësi
Në shpirt, dritën ndezën yjet
Akujt e mallit nisën të shkrijnë...
Në botën e saj, ëndrra më mori
Dhe flladi i freskët, më mbuloi
Dashuri nëne bante erë flladi
Mes lumturisë më fluturoi...
Sa do të doja që kjo ëndërr
Mos të kishte kurrë mbarim
Me shije nëne më gostiti
Më e ëmbël se gjithë ëmbëlsitë...
Por ëndrra iku bashkë me hënën
Dhe realiteti më mundojë
E vetme ngela me kujtimin
Nga sytë, loti i nxehtë pikoi..!!
Më përkëdhele me ngrohtësi
Në shpirt, dritën ndezën yjet
Akujt e mallit nisën të shkrijnë...
Në botën e saj, ëndrra më mori
Dhe flladi i freskët, më mbuloi
Dashuri nëne bante erë flladi
Mes lumturisë më fluturoi...
Sa do të doja që kjo ëndërr
Mos të kishte kurrë mbarim
Me shije nëne më gostiti
Më e ëmbël se gjithë ëmbëlsitë...
Por ëndrra iku bashkë me hënën
Dhe realiteti më mundojë
E vetme ngela me kujtimin
Nga sytë, loti i nxehtë pikoi..!!
Komente 0