>
LETERSISHQIP
Elina Nebi-Plaku

Të Papriturat

Të papriturat, papritur vinë
Fluturojnë mbi kolltukun e qetësisë
Rrjedhën e monotonisë ndryshojnë
Ah.. të papriturat, kur të dhimbshme janë...
Projektin e shpresës, me hije mbulojnë
Ëndrrat e ditëve, i shkelin rëndë..

Natyrisht, të befasojnë..
Toka rrëshqet, këmbët s'të mbajnë
Të turbullojnë...
Mendja lufton me gjakftohtësinë
Forca kërkon forcën, që t'i përballojë..

Të papriturat, zemrën drithërojnë
Nuk mund t'i shmangim
As unë, as ty...
Le t'i djegë zjarri i fitores
Dhe tymi i zjarrit, të risjellë qetësinë...!!