>
LETERSISHQIP
Elina Nebi-Plaku

I Vetmuar

Njerëz, shumë njerëz
Është mbushur një rrugë
Ndihesh i vetmuar
Përreth teje, turma..

Me asnjë nuk flet
S'përshëndet asnjë
Turma si dallgë deti
Bën tutje, tëhu..

Akujt e vetmisë
Asgjë nuk i shkrinë
Turma gumëzhin
Ti, shok me vetminë..!