>
LETERSISHQIP
Elina Nebi-Plaku

Ngjyrat E Buzëqeshjes

Ngjyrat e buzëqeshjes tënde
Gjithësesi t'i njoha, jetë
Buzëqeshjen gri t'a njoha
Dhe buzëqeshjen e blertë

Tekat dhe nazet e tua
Gjithashtu t'i njoha unë
Je puhizë që ledhaton
Dallgë e egër, që bën zhurmë..

Doja mike të të bëja
Ndoshta të kërkoja shans
Kur në rrugë të më zërë shiu
Të më mbrosh,mos të më lagë..

Por gjithmonë ti mospërfillëse
Kokën kurrë nuk ma kthen
Çfarë të kërkojë i ziu..?
Pakëz dritë dhe pakëz shpresë
Mjaft më buzëqeshe gri
Buzëqeshëm një herë blertë...!!