>
LETERSISHQIP
Elina Nebi-Plaku

Te Nëna...

Një trëndafil të bardhë çon te nëna
Atje, ku fle e qetë nën mermer
Ajo më s'të ndien, as të dëgjon
Ky trëndafil, për të s'ka më vlerë...

Ajo iku, asgjë nuk ndryshoi
Për ty ajo kishte vdekur dhe kur ishte e gjallë..
Këtë trëndafil,ty t'ja çoje nënës
Kur zemrën e saj e digjte i yti mallë...

Me peshën e fajit, mbi supe rënduar
Si të mbajnë këmbët dhe tek varri i shkon..!?
Trëndafil i bardhë, për nënën e harruar
Shpirtin nga mëkatet,jo, nuk t'a çliron!!