Elina Nebi-Plaku
Manushaqe
Mos u ngutë ti manushaqe
Është herët lulet t'i çelësh
Mos ju zhgënje ditës së bukur
Se një ditë s'e sjellë pranverën..
Mos u ngutë të çelish lulet
Në dimrin me borë dhe ngricë
Lulja s'e duron të ftohtin
Është e njomë dhe e brishtë..
Tregohu më e kujdesshme
Mos bjerë në grackën e diellit
Del dhe fshihet pa kuptuar
Ja lë vendin breshrit, erës..
Eja pra, ti manushaqe
Kur të shkrijë bora në mal
Kur deti të ledhatojë bregun
Dhe rrezja e ngrohtë të dalë..
Eja, kur të mblidhen zogjtë
Mbi gjelbërimin e stinës
Çile lulen erëmirë
Shtoja bukurinë natyrës!!
Është herët lulet t'i çelësh
Mos ju zhgënje ditës së bukur
Se një ditë s'e sjellë pranverën..
Mos u ngutë të çelish lulet
Në dimrin me borë dhe ngricë
Lulja s'e duron të ftohtin
Është e njomë dhe e brishtë..
Tregohu më e kujdesshme
Mos bjerë në grackën e diellit
Del dhe fshihet pa kuptuar
Ja lë vendin breshrit, erës..
Eja pra, ti manushaqe
Kur të shkrijë bora në mal
Kur deti të ledhatojë bregun
Dhe rrezja e ngrohtë të dalë..
Eja, kur të mblidhen zogjtë
Mbi gjelbërimin e stinës
Çile lulen erëmirë
Shtoja bukurinë natyrës!!
Komente 0