>
LETERSISHQIP
Elina Nebi-Plaku

Sa Bukur, Borë...

Bora gjithë natën qilimin e bardhë shtroi
Çdo gjë edhe lulet e njoma në ballkon i mbuloi..
Mbi bardhësinë e borës,dita e re agoi
Dielli rreze ftohtë, qytetin ndriçon..

Bardhësi,diell fëmijët lodrojnë
Të ftohtin s'e ndiejnë, qeshin gëzojnë
Me topa bore njeri, tjetrin qëllojnë
Njerinë prej bore ndërtojnë..

Bardhësi, mrekulli..
Sa bukur... në qytet ra borë...!!