>
LETERSISHQIP
Elina Nebi-Plaku

Ëndrrat

I mbolla ëndrrat, pranë lumit të egër
Por ujrat e trumbullt, i morën me vrull
Loti i zhgënjimit, më rrodhi mbi faqe
Lumi kur e pa, u krekos më shumë...

Prapë me këmbëngulje, ëndrrat unë i mbolla
Psherëtiu nëna e gjorë dhe më tha:
"- lulja e shpresës bijë, s'mund të çelë në akull..
Koha që jetojmë, stinë, dimrin ka "

I mblodha ëndrrat, i fsheha në shpirt
S'i besova më, dimrit me acar
Me çarçafin e shpresës, ato i mbulova
Ndoshta ndonjë ditë, dielli do dalë.