>
LETERSISHQIP
Elina Nebi-Plaku

Mirsevjen Vjeshtë

Me hapa të lehta
Vjeshta po na vjen
Ditëve të shtatorit
Ju merrë nxehtësinë
Kur dritaren hap
T'a ndjejë ardhjen, vjeshtë
Era më kreh flokët
Flladi në dhomë hynë..

Sa më ka munguar
Mëngjesi i freskët
Vapa përvëluese
Peng ma kishte marrë
Pikën e parë të shiut
Kur fillojë të bjerë
Çadrën tej e flaka
Dola të më lagë
Hapa përqafimin
Gjithë shiun e mblodha
Vapës "i hakmerrem "
Le t'më thonë "e marrë "..!

Mirsevjen pra, vjeshtë
Plot me shije frutash
Tokën e rilindë
Qiellin trazon
Ëndrrat porsi zogjtë
Marrin shtegtimet
Mbi qilimin e verdhë
Shpresa gjelbëron...!!!