>
LETERSISHQIP
Elina Nebi-Plaku

Përqafimi Yt

Fjala e rëndë, fyshku ëndrrat
Zemrën time drithërojë
Besimi u arratisë
Hija e trishtë më mbulojë

Më thuaj se u pendove
Të kërkojë vetëm një fjalë
Që pishtari mos të shuhet
Mos të themi "udhë të mbarë "

E kërkojë fjalën nga goja
Ngjanë memece nuk flet dot
Nga sytë e tu e kërkova
Por qenë të mbushur me lot..

E kërkojë me këmbëngulje
Folë, më jep një shpjegim
Akujt e dyshimit shkriu
Ndezi ëndrrat, ngjalli shpresën
I zjarrti yt Përqafim...!!