Elona Musaj
Sëmundja
Jo, s’është e lehtë
me jetu me ty,
shpesh m’a merr frymën,
s’më len me ngrit kry.
S’lodhem, e s’dua
me ty të luftoj,
s’humbi kohë n’beteja
që e di mirë se s’fitoj.
Dua kohën
ta shfryt’zoj ndryshe,
duke jetuar me ty
si t’ishte e natyrshme.
S’të kam inat,
e s’të mbaj mëri,
është falë teje
që e jetoj kët’ risi.
S’do t’isha kjo që jam
po t’mos ishe ti,
s’do t’i falja dritë
as armiqve t’mi.
Falë teje tash ushqehem
vetëm me dashni,
e atyre që i dua
u thur poezi.
me jetu me ty,
shpesh m’a merr frymën,
s’më len me ngrit kry.
S’lodhem, e s’dua
me ty të luftoj,
s’humbi kohë n’beteja
që e di mirë se s’fitoj.
Dua kohën
ta shfryt’zoj ndryshe,
duke jetuar me ty
si t’ishte e natyrshme.
S’të kam inat,
e s’të mbaj mëri,
është falë teje
që e jetoj kët’ risi.
S’do t’isha kjo që jam
po t’mos ishe ti,
s’do t’i falja dritë
as armiqve t’mi.
Falë teje tash ushqehem
vetëm me dashni,
e atyre që i dua
u thur poezi.
Komente 0