>
LETERSISHQIP
Erblina Gashi

Nga Gjaku I Dëshmorëve Erdhi Pavarësia

Jo kishin thënë:Sllavët, çetnikët,
Jo kishin thënë:Ardhacakët e zinjë.
Jo kishin thënë:Rusët, aziatikët.
Kosova t’mos fitoj shtetësinë.

Athua! Donin të e ndalnin rrugën për çlirim!?
Athua si donin të ndalnin nje rrugë pa kthim!?
Por si mund të kishin ata sukses!? Ah ata të zi
Kur Shqipja me shekuj luftonte për liri.

Pas një lufte të madhe, me plot dëshmorë:
Ademi, Zahiri, Luani, Bardhi, Shpata,
Abeja, Agimi, Femiu e Gjeva
e përplot, sikur dasmorë!.
Na e dhan heroizmin,
Na e dhan shtetin, lirinë
Hapën rrugën drejt bashkimit me Shqipërinë.

Më 17 shkurt të vitit dy mijë e tetë.
Ia dham emrin Kosovës Shtet
E ngjyrosur për bukuri,
Nga gjaku i dëshmorëve që sollën liri.

Kosovë! Shumë shekuj, kaluan ashtu në robëri!
Kosovë, sot po shkëlqen si meteor, sot në pavarësi.
Po jep dritë, jep shenjë jete, jepë gjallërinë,
Lavdi dëshmorëve që shkruan pavdeksinë.

Ne fëmijët, nga mbarë Kosova e jonë.
Ne fëmijët që rritemi sot në liri,
Më 17 shkurt këndojmë, recitojmë e festojmë,
Nderojmë ata që larguan:Çetnikët me ushtri.
Ata që thonin jo për këtë shtet!
Ata mbetën të vetmuar.
Sot kur tërë bota po na njeh!.
Gëzimi s’ka të mbaruar!.

Edhe shkolla jonë, në nderim të kësaj dite madhështore
Emrin "Pavarësia" e mbanë, krenare.
Shkolla jonë me plot arsimatarë e nxënës dijetarë,
Ua uron Pavarsinë, të gjithëve
O motra e vllezër Kosovarë!.
Erblina Gashi Kl.V-1 dhe Taulant Gashi kl.VIII-1
Shkolla "Pavarësia??, Prishtinë