Feti Tunuzliu
Latif Berishës
Tufa - me vargje t’bardha, t’lira, t’përziera, …
e në brendi ngjyrime ndjenjash nga me të ndryshme –
t’këndshme, t’hidhura, t’forta, t’zjarrta, …
atdhedashurie, lirie, rinie, …
me maturi futet dhe kujdesshëm bredh
në shpirtin e personazheve t’vërtet
e pastaj,
pastaj shpalos kristalisht përvojën
e historisë jetësore të tyre veç e veç
të çasteve të gëzuara deri tea to të përvuajtura...
Ndjenjat e vargëzuara nga mjellma largpamëse
për Kosovën kreshnike, krenare, heroike
këndohen n’majëkrahu
e kënga kallet e kallet flake!
Me hapa vetëtime e nëpër tym, …
përmbi gjak e përmbi gurë -
shpërthejë gonxhe e njomë,
më pas u kurorizua si lulë.
E atje – atje n’bjeshkë e lugina,
n’miniera e sheshe, …
ku veten e kishte falë -
zemra i rrihte pa ndalë.
Ndërsa, në ecje të ëndërrimeve poetike
zingjirët nëpër këmbë dhe duar
që trokllonin rëndë e thellë,
- u bënë lëmsh në zemër.
Aty ku u ndal hapi
u derdhën shumë lotë të xhevahirta,
aty është larë toka me shumë gjak
e më pas –
sërish aty dëgjohej kënga e re,
shihej ylli yt ndriçues
- mbi yje,
shihej vjollca me dritë të bardhë
- mbi vjollca,
shihej qiri me dritë të verdhë
- mbi qira.
Këndoje zëshëm Skënderbeun
që me majë të tingujve të shpatës së gjakosur
mbi kryq e minare,
skaliti fjalët posi rrufe:
Shqipëria pa fis e pa fe.
Këmisha e arnueme
e nënës që prehej n’amshim
t’mos harrohet kurrë.
Ishte grishje e saj dalë nga palca e shpirtit
që ajo këmishë
e nxime, e shkretë - mos t’preket kurrë –
dhe të ruhet i vetmi kujtim prej saj
ngelur në këtë botë!
Ndërsa myzeqarët n’ballë hidhnin valle,
dhe djerrinat e gurishtet i shëndrruan në grurishte,
pas simfonisë së korrje-shirjeve
e drithit bluar në mulli,
mbi sofrën shtruar - pogaqja valë,
fëmijtë ulur - i lë pa fjalë.
Porosive të dashnorit t’Afërditës
i këndoje me afsh këngën e verës …
për ta hap shportën
që të gjej bilbilin duke kënduar
- ngushëllimin e tij,
të gjej dhe fëmiun me buzë t’etura
- zjarrin e dashurisë.
E kur ndalet të qershia
ku ndodhen dy kokrra nën fletë -
i gjenë sytë e saj që e mbanin në jetë.
Rrogëtaria dhe skamja deri në çmendi
e shokut të fëmijërisë së poetit -
fat i ndryem njerëzor
shndërruar në refren të trishtë e jetëgjatë!
Ngjizur diku n’pejzazh t’fshatit pitoresk,
në stinën e dytë, më të ngrohtë të vitit -
dashuria e dëlirë i dhuroi
nga shpirti i zemrës -
dy yje t’ri, dy vjollca t’bardha,
dy ëndërrave rinore t’pastra.
Drurit frutor
me trung jo shumë të lartë,
degëplotë me gjethe t’rrumbullakta,
kokrat e kuqe
- i shkulje me gur n’fëmijëri e
- i këpusje me duarë n’rini
por, me shijen e të parëve
– molla s’haje më kurrë.
Që kur bota është botë
shijohet jeta: edhe idhët edhe ëmbël
e trazuar në të tretën gotë!
I këndoje dhe …
Në tokën tonë
ka lindur nëntëdhjetë vite më parë
Latif Berisha, poeti i shquar shqiptar
por askund nuk ka lindur
burrë që do e frikësonte.
Trembëdhjetë vite më parë
para krimineleve serb
e kishte bërë vdekjen si të lind
e sot, për këtë njeri
sytë na i verboi malli
ne, që shpëtuam së gjalli!
e në brendi ngjyrime ndjenjash nga me të ndryshme –
t’këndshme, t’hidhura, t’forta, t’zjarrta, …
atdhedashurie, lirie, rinie, …
me maturi futet dhe kujdesshëm bredh
në shpirtin e personazheve t’vërtet
e pastaj,
pastaj shpalos kristalisht përvojën
e historisë jetësore të tyre veç e veç
të çasteve të gëzuara deri tea to të përvuajtura...
Ndjenjat e vargëzuara nga mjellma largpamëse
për Kosovën kreshnike, krenare, heroike
këndohen n’majëkrahu
e kënga kallet e kallet flake!
Me hapa vetëtime e nëpër tym, …
përmbi gjak e përmbi gurë -
shpërthejë gonxhe e njomë,
më pas u kurorizua si lulë.
E atje – atje n’bjeshkë e lugina,
n’miniera e sheshe, …
ku veten e kishte falë -
zemra i rrihte pa ndalë.
Ndërsa, në ecje të ëndërrimeve poetike
zingjirët nëpër këmbë dhe duar
që trokllonin rëndë e thellë,
- u bënë lëmsh në zemër.
Aty ku u ndal hapi
u derdhën shumë lotë të xhevahirta,
aty është larë toka me shumë gjak
e më pas –
sërish aty dëgjohej kënga e re,
shihej ylli yt ndriçues
- mbi yje,
shihej vjollca me dritë të bardhë
- mbi vjollca,
shihej qiri me dritë të verdhë
- mbi qira.
Këndoje zëshëm Skënderbeun
që me majë të tingujve të shpatës së gjakosur
mbi kryq e minare,
skaliti fjalët posi rrufe:
Shqipëria pa fis e pa fe.
Këmisha e arnueme
e nënës që prehej n’amshim
t’mos harrohet kurrë.
Ishte grishje e saj dalë nga palca e shpirtit
që ajo këmishë
e nxime, e shkretë - mos t’preket kurrë –
dhe të ruhet i vetmi kujtim prej saj
ngelur në këtë botë!
Ndërsa myzeqarët n’ballë hidhnin valle,
dhe djerrinat e gurishtet i shëndrruan në grurishte,
pas simfonisë së korrje-shirjeve
e drithit bluar në mulli,
mbi sofrën shtruar - pogaqja valë,
fëmijtë ulur - i lë pa fjalë.
Porosive të dashnorit t’Afërditës
i këndoje me afsh këngën e verës …
për ta hap shportën
që të gjej bilbilin duke kënduar
- ngushëllimin e tij,
të gjej dhe fëmiun me buzë t’etura
- zjarrin e dashurisë.
E kur ndalet të qershia
ku ndodhen dy kokrra nën fletë -
i gjenë sytë e saj që e mbanin në jetë.
Rrogëtaria dhe skamja deri në çmendi
e shokut të fëmijërisë së poetit -
fat i ndryem njerëzor
shndërruar në refren të trishtë e jetëgjatë!
Ngjizur diku n’pejzazh t’fshatit pitoresk,
në stinën e dytë, më të ngrohtë të vitit -
dashuria e dëlirë i dhuroi
nga shpirti i zemrës -
dy yje t’ri, dy vjollca t’bardha,
dy ëndërrave rinore t’pastra.
Drurit frutor
me trung jo shumë të lartë,
degëplotë me gjethe t’rrumbullakta,
kokrat e kuqe
- i shkulje me gur n’fëmijëri e
- i këpusje me duarë n’rini
por, me shijen e të parëve
– molla s’haje më kurrë.
Që kur bota është botë
shijohet jeta: edhe idhët edhe ëmbël
e trazuar në të tretën gotë!
I këndoje dhe …
Në tokën tonë
ka lindur nëntëdhjetë vite më parë
Latif Berisha, poeti i shquar shqiptar
por askund nuk ka lindur
burrë që do e frikësonte.
Trembëdhjetë vite më parë
para krimineleve serb
e kishte bërë vdekjen si të lind
e sot, për këtë njeri
sytë na i verboi malli
ne, që shpëtuam së gjalli!
Komente 1