>
LETERSISHQIP
Feti Tunuzliu

Rrjedhë Kohe

Intervalet kohore nuk kanë të ndalur n’hapësirën kozmike.
Lëvizin prore nga e shkuara në t’ardhmën
shtigjeve t’gjata t’rrethrrotullimit magjik,
jo të gjithë me ritëm të nxituar.

Rrjedha e pa mëshirshme n’gjithësinë pakufi,
gllabëron radhazi: sekondat, minutat, orët, …
e këto, sikur mbërthehen n’gara qiellore të krosit kohor
të nderohen me tituj kampionësh për t’u dekoruar me medalje, ...

Rrugëtimi kohor në oqeanin ajror
veç yje, mjegullnaja, galaktika, …
periodizohet n’cikle me kalendarë:
me atë t’Julianit - sinkron me rrotullimin diellor,
me t’mbretit Gregor - përshtatur me rrotullimin hënor.
me t’islamit, …

… kështu, për njëzetekatër orë rrjedhë: Dita.
Planeti ynë sillet rreth boshtit të vet dhe përshkon Diellin!
Zbulim i Kopernikut t’papërkulur – didikuar njerëzimit n’Tokë.

Ndërsa, e shtata ditë kur rëndon mbi supe tretet: Java.
Pas katër javësh strukura n’kohë digjet ngadal: Muaji.
Teksa rrjedhin dymbëdhjetë muaj e nuk qanë kokën për asgjë,
gjatë qarkullimit të ngathët, të mpirë, ikën n’heshtje: Viti.

E kur gjatë vitit i avitet poleve dhe ekuatorit n’hemisfera,
planeti Tokë reflekton peizazhe stinëve ciklik:
natyrë t’gjelbëruar - n’pranverë,
vapë t’thatë - n’verë,
gjethërrënie e shi - n’vjeshtë,
stuhi e dëborë - n’dimër.

Dhe, sërish vijnë të stolisura: pranvera - natyrë gjelbëruar, vera - …
Prap, rrjedh e dërmuar duke kulluar djersë dhjetëvjetëshi: Dekada.
E të lemerisura dhe palë-palë, shkojnë zhag dhjetë dekada: Shekulli.
Dhjetë shekuj rraskapitjeje, drobitjeje - e përtej,
por zemërgjërë dhe prap n’univers: Mileniumi.

Dhe sërish riciklon koha, e në ballë: sekondi, …
që etur vijnë e shkojnë dhe dot s’pushojnë!