Feti Tunuzliu
Ndarja
Elegji për vëllan
N’muzgun e mbrëmjes verore teksa hëna e gushtit mbushej
dhe zemrat e t’tjerëve po çlodheshin e dëfreheshin gjithandej,
i vetmuar - zemërsfilitur dhe lotëngrohur,
laje at copë vendi t’mallkuar n’shtegun për ty t’njohur.
Kur t’erdhën n’ndihmë shpirtërat e rastisur që t’kishin vre
dhe vëllëzërit t’kthyen në folen tënde t’zjarrtë e t’re,
na mbanin shpresat se do e mposht shëndetin e cënuar,
se do shpëtosh fare nga gjumi i vdekjes së kërcënuar.
Por, lajkat e shpresave dolën n’shesh në dritën e agimit,
kur n’pritje të zgjimit tënd, dëgjoheshin zërat e ngushëllimit,
vallë, kishte ndonjë ndjellakeq që t’biesh viktimë?
si t’i rezistohet kësaj dhembjeje që pllakosi shtëpinë?

Komente 0