>
LETERSISHQIP
Feti Tunuzliu

Jeta

Me forcë trupore e zemërhekur,
shtigjeve përplot shkurre e lule vetiu mbjellur,
regjemi gjatë tërë rrjedhës sate haptas
duke lënë gjurmë shputash këmbadoras.

Prej çastit të daljes n’jetë nga barku i shtatzënës,
kur nxjerr sythin dhe lirohet nga barra e nënës,
dhurohen e dhurohen jetëra prej guri,
jetëra me këmisha, jetëra … të cilat vet i pruri.

Nisin jetën nëpër tua rrjedha,
poetë, artistë, shkencëtarë, … që ndjekin ngjarjet si përhera,
dhe gjallërojnë me vullnet, shpresa, gjakime, … t’heshtura,
ndërsa ti, pret jetëra t’lindura - përcjell jetëra t’vdekura.

O, sa herë që lulëzon me djersën e kulluar të ballit,
jetë o jetë – je e mirë, e bukur posi lule e majit,
por, gjithmonë kur trazohesh me shëmtinë,
si bashkimi i mjaltit me helmin – ti humb bukurinë.

N’mungesë dashurie ndërnjerëzore
apo kur plasë ngjarje e stuhishme natyrore,
ti - sjell qaste t’zymtë dhe bëhesh e zezë fare,
t’mbërthejnë me klithje memece - t’mallkojnë ashiqare.

sE bërë me shiun e lotëve t’galdimit,
shpëtimi yt është prore shpëtim i shpërblimit,
është shpëtim i dhuratës më të shtrenjtë,
shpëtim që vjen sikur me frymën e shenjtë.

Çdo herë kur të lindurit ndërrojnë këtë jetë,
e n’jetën e amshuar prehen t’qetë,
shndërrohen në peshë të vdekur, n’diçka pa vlerë,
dhe humbin nga kjo botë, posi pluhuri n’erë.