>
LETERSISHQIP
Feti Tunuzliu

Plepat E Lagjes Sime

Në lagjen time, dikur plepat hedhnin shtatin shpejtë,
teksa shikimin e tretnin gjelozisht kah qielli drejtë,
edhe duartë e holla me mburrje përpjetë i shtrinin,
tok me gjethe t’dhëmbëzuara, vezake … që shushurisnin.

Si pyjet me plepa - buzëqeshte edhe jazi pitoresk veç lagështi,
ku trungdrejtët stolisur me kurora plot madhështi,
pëshpërisnin rrëzë rrjedhave të Tërstenës n’vesh t’qiellit lartë,
me ndonjë zë përkëdhelës apo fjalë të artë.

Kështu ndodhte me këta damarë gjigant t’bardhë e t’zi,
dhe t’egër e t’butë në këtë zgavër jazi ku rriteshin,
pranë ujëvares atraktive e mullirit të drithit ku ngriteshin.

O, syrit të tyre flakërues s’i dridhej fare qerpiku,
as edhe kur harkoheshin - sa nuk kërcisnin,
nga shtërngatat e trishta kur murmurisnin.