Feti Tunuzliu
Vesa
Kur avujt e ajrit të freskët rrëshqasin drejt toke rrjedhshëm
që nga mbrëmja, nata apo mëngjesi i hershëm,
sapo prekun: barin, lulet, gjethet, … e ftohta - qetësisht
i mbulojnë prajshëm bulzat e imta t’ujit - tërësisht.
Kur tkurren dhe bashkohen mes vedi këto riga,
fitojnë n’peshë prej uji dhe rriten deri n’pika,
këtë vello djerse t’avullit – prej lagështie sajesë -
tis i pastër e i kulluar si pika loti, e quajnë - vesë.
Vesa syprinën e tokës veson dhe njomë at bimësi -
të lartë, të ulët, të maleve, … me shumë butësi,
e kur mungojnë reshjet dhe tokën thatësira kaplon
ujin e shiut t’imët, vesa për mrekulli zëvendëson.

Komente 0