>
LETERSISHQIP
Feti Tunuzliu

Ndjekësi I Gjurmëve

Kohë më parë,
pata përjetuar simfoninë e ngjyrave
dhe tingujve të luftës
pothuajse deri në mbarim të saj
por, tani
teksa mbretëron qetësia ndjek:

rrjedhën e jetës – sa me vrull rrëshqet
rrjedhën e kohës – që nuk ndihet aspak
rrjedhën e viteve - sa shpejtë kalojnë

*

rrjedhën e ngjarjeve – se si ndodhin vetvetiu
rrjedhën e pasojave – që lindin për ndonjë shkak
rrjedhën e t’mirave – që burojnë nga puna
rrjedhën e t’këqijave – që dalin nga gjëmat
rrjedhën e …

Ndërkaq, me ankth në zemër
dhe ndjenjë të rëndë ndrydhëse
po e provoj fillin e brazdës së fundit të jetës,
jo të një periudhe t’errët e me dhemshuri.
për ç’gjë shpresoj, shpresoj shumë.

Por, në këtë histori rrjedhjeje
prej sot –
deri në grahmat e fundit kur kthej sytë nga qielli
vallë, mund të sfidohem
për kujtesën dhe shkathtësitë e të menduarit drejt,
t’menduarit që mund t’më humb
apo t’më lë krejt plak të matufosur, …
o Zot!
kësisoj - nuk do isha koshient dot
për këtë ndryshim shpirtëror n’jetë:
mes atij para dhe pas moshës së tretë!