>
LETERSISHQIP
Feti Tunuzliu

Shpresa

Ajo ia ngjiti dorën të zhgënjyerit prej derteve
dhe e sugjeroi për shtigjet e mundshme t’sukseseve
ia shpëtoi mendimet vegimtare
dhe i ngjalli besim ashiqare.

E për at që s’u nis me shpresa për fitore
por, uli kokën besimhumbur prore -
shpresa e gënjeu shtruar, fatkeqësisht,
ruaj kujtime të dhembshme thellësisht.