Feti Tunuzliu
Bleta
O sa me kujdes thithë nektarin dhe pjalmon bimën e lulen,
pastaj n’koshere bën mjaltin e dyllin - kështu e qet vulen,
e duke zukatur n’koloni tok me mijëra bashkëpronarë:
me mbretëresha dhe meshkuj, sikur bën garë.
Gjakoj ta shoh gjuhëzën kur mbledh t’ëmblën lëng,
duke çuar n’gushë e duke mbush hojet ushqim deng,
mëtoj t’shoh kur bartë polenin nga thekët n’pistil,
që të pllenohet bima, siç e praktikon prore këtë stil.
Bredhja jote e vëmendshme lule m’lule është e qetë,
nëpër bimë e kullota mjaltëdhënëse, moj e bekuara bletë,
kjo i ngjan bredhjes zigzage t’merimangës n’rrjetë të saj,
që e thurë qosheve, ku viktima s’ka kah t’ia mbajë.
Prodhimet tua t’artë dhe t’mrekullueshëm janë,
sepse vlera shëndetësore pafundësisht kanë,
ndërsa, thonë që thumbimi yt aromatik,
është dhuratë e dobishme imuniteti për njeriun mik.

Komente 0