>
LETERSISHQIP
Feti Tunuzliu

Gjakoj

Një ankth më gërryen përbrenda, n’heshtje!
dhe pikëllueshëm pys veten
- vallë, njerëzimi i planetit Tokë
po rrëshqet drejt fundit - rrezikut t’zi
duke u kanosur me goditjen e tretë të kamxhikut djallëzi!?

Ndaj, sikur bima që do ajër –
unë dua që forcat paqëdashëse prore zgjuar të rrijnë -
mos t’lejojnë luftënxitësit për t’reprizuar luftën e mallkuar
që paqeja dhe siguria dot mos t’preken -
që jetëra njerëzish e pasuri nga asgjësimi t’kursehen.

Edhe bijtë e kësaj bote t’i besojnë njeri-tjetrit –
dhe t’jetojnë të lumtur - pa u trazua.
oh, sa shumë dua.

Uroj që t’drejtat e proklamuara barabarësisht t’i ushtrojnë.
dhe lirinë e vërtet n’çdo skutë ta gëzojnë.

Shoqëria pareshtur le t’prosperojë,
si drita syve
për këtë ka nevojë.

Pash viktimat e deritashëm -
mos t’ketë më dhunë asnjë fije.
Jo. As ndaj grave, as ndaj burrave, fëmijëve, …
përse t’mos respektohen vlerat …
njerëzve si u ka hije!?