Feti Tunuzliu
Fjala Më Mbeti N'buzë
Edhe sa kohë duhet t’kaloi për t’rrëfyer
vuajtjet shpirtërore që gjakun ma kanë ngri
e dhembjet që i kam për t’i zbërthyer
para teje dhe syve tu t’mprehtë e t’zi.
Prore mendoj të t’them se m’je drita e syve t’mi
e cila ndriçon si diell e hënë,
se për ty m’digjet kjo zemër n’vetmi
dhe veten e ndjej peng - njeri të lënë.
O tek ti që t’dua si shpirtin, shumë kam gjakuar
t’gjej vetëm pak prehje - vëmendje e kujdesë,
mirëpo, akoma këso kthesash s’janë shenuar
andaj, shpresave t’mia u kam rënë fshesë.
Megjithatë, Engjëllushe, prap mendoj të t’them
se sa vuajtje e dhembje t’pashuara kam për ty
dhe se për dashurinë time je i vetmi melhem.
Por, fjala ime heshti n’buzë dhe aty ngeli nyjë!

Komente 0