>
LETERSISHQIP
Feti Tunuzliu

Pendimi

Bijës sime Majlinda
Ndjenjë e thellë pikëllimi ndër vite m’ka pushtuar
duke kujtuar fëmijërinë tënde, kur rëndë pata gabuar -
me rrebesh të shfryrash qortuar t’pata,
për mosbindjen tënde që: jashtë shtëpie - t’mos zë nata!

Për këtë gjest timin vonë ndërrova mendje.
Sot: ti nënë - unë gjysh, jemi n’tjetër gjendje.
Ndaj, me dhembshuri pendohem thellë, oj bija ime
dhe sinqerisht t’kërkoj falje me plot përgjërime!