>
LETERSISHQIP
Feti Tunuzliu

Dilema E Kitarës

Gjashtë damarë magjik t’origjinës -
të lodrës klasike që i ngjanë violinës,
dikur i dridhte lojtari mitar me majë gishtash
dhe me ëndje kënaqte një mori dëshirash.

Por fijet e holla që dhuronin tinguj t’fisnikëruar,
nuk i zgjojnë më veshët e etshëm për t’dëgjuar,
duke vijuar së qëndruari të dremitur,
sipër qafës e grykës memece – trupit të venitur.

Ndërsa kitara dhe romanca shkonin pandarë,
përse nuk jehojnë përsëri tingujtë nga kjo kitarë
as nuk luajnë me dashuri ndonjë romancë?

Ndaj, brenda kitarës së munduar, strukur rri çështja:
vallë, do përtëritet theksi melodik nga mjeshtri virtuoz
apo do ngel relikt për t’pasionarit dhe ata kurioz?