>
LETERSISHQIP
Feti Tunuzliu

Bilbili

O shtegtar që bredh tok me zogjë t’tjerë,
nuk t’këputen vertebrorët e shtatit minuk asnjëherë,
shtatit me flatra, dy këmbë dhe sqep të brirrtë,
mbuluar me pupla t’buta ngjyrë t’murrme e t’përhimtë.

E dime se je maestro - i pari ndër t’parë këngëtarë:
harabela, dallëndyshe e të tjerë shpendë mitarë,
se cicërimet tua krahëhapur joshin veshët muzikorë,
nxjerrin zëra t’hollë e t’ëmbël, … n’solo apo n’kor...

Ti i bashkërendon tingujtë në mënyrë aq ritmike,
sa buçasin dhe formojnë mjeshtërisht melodi harmonike,
posi violina e parë që jehon tejpërtej tjera veglave,
dhe bilbil gjyzari që mahnit me zë n’botën e çudirave.

Ke ngelur virtuoz për njerëzit që me dashamirësi
vlerat e rralla i nderojnë me kënaqësi,
ndaj t’kanë model - me fjalë lavdëruese si profil,
kur shprehen për ta: "E kanë gjuhën dhe zërin bilbil", …