>
LETERSISHQIP
Feti Tunuzliu

Besa

Krisi guri i gjakut mes palësh n’ethe.
Njera gdhendi shkronjat në shenjën e varrit.
Tjetra, ngarendi që gjaku t’mos lahet me gjak.
Nga larg, sikur dëgjohej zëri kumbyes i besatarit:
"Besa e burrit – pesha e gurit"!