>
LETERSISHQIP
Feti Tunuzliu

Sytë

Sytë e mi t’zi n’dy guaska t’ballit gjallërojnë
një palë sy pishë që s’tremben as s’tradhëtojnë,
sikur sytë e diellit sodisin vërdallë,
para bukurive të përkryera t’natyrës së gjallë.

Kur dalin imazhe mahnitëse para syve vigjilent,
si t’mos zhyten këta sy në këtë ambient,
ndaj, mos qafshin kurrë me lot, o Zot,
as mos vajtofshin për jetë e mot.

Ndonëse sytë e mi t’pastër, si yje ndriçojnë,
kujdes prej syve dritëvenitur që mund t’pësojnë,
se mund të zhduken si uji n’rërë kur shteron,
kujdes, prandaj, se sytë t’i verbon.

Kur sytë e lëbyrun humbasin shkëndijat gjatë perëndimi
dhe bebzat e syve galucur dridhen ag e terr nga zemërimi,
vëri si mburojë kapakët, e qerpikët dhe vetullat - përfshirë,
që t’mos digjet me ta edhe një dëshirë.