Feti Tunuzliu
Lotët
Duke pirë lëngun e gjarprit
dhe duke hjekë t’zitë e ullirit,
dhembja struket n’zemër fare
e vuajtja zhytet e zhytet n’çastet vetmitare.
Ndërsa në lëng çeliku zihej si i shkretë
me klithma zvarrë është regjur në jetë,
me lotët e pastër lau shtigjet e shpëtimit
ngushllohet me punë vetëvetja prej mallkimit.
Lotëve t’derdhur u është zhdukur bukuria shpirtërore
duke u arratisur kokërrzat e tejdukshme prore,
strehuar n’heshtje pas kokës mënjanë,
që n’pikëllim e hidhërim shndërruar janë.
Por, jo vetëm kur hanë bukën me lotë si jetim,
n’flatrat e jetës së përvuajtur e n’mjerim,
se - edhe nga galdimi pa kufi lotët rrëke rrjedhin,
lotët e ëmbël si shegë që fytyrës bredhin.
Faqet honepsin si guri edhe kur si breshër lotojnë sytë
dhe mbyten në lot duke qa nga jeta e zymtë,
por lotët e ngrohtë e t’kulluar, ngjallin magji,
ashtu siç ndezet zjarri apo flaka n’gji.
E nga gurra e dy liqejve të syve krenarë,
kur rrëshqasin lotët e shpresës - faqet janë durimtarë
n’pritje të plotësimit t’dëshirave fisnike e t’zjarrta,
dëshirave t'dala prej zemrave t'arta.