Feti Tunuzliu
Guri
Dëshmitar i heshtur I lashtësive përrallore,
gjurmë memece e kores tokësore,
sajesë vullkani e zjarri e lumi – për jetë e mot,
mineral i fortë dhe i patretshëm dot,
me relikte tua arti, s’u pagëzua një epokë kot.
Shkëmb i thepisur e i thatë që kudo vend zure,
fragment i gdhendur veprash arkitekture,
edhe gur shkrepse, mulliri e kafe,
xhevahir e gur i ndritshëm unaze,
që edhe tek njerëzit ngjizesh: n’veshk, mëlqi e tëmthe.
E vuajtjet dhe mundimet që i sjell veç vrull,
viktima heq si "gjarpëri nën gur" dhe si "miu në mur",
për çka lotojnë edhe vet këta gurë – pa skenar,
edhe kur njeriu është si graniti dhe krenar,
e ti, "çele guri gojën!" – ngel i pashpirt e durimtar.