>
LETERSISHQIP
Feti Tunuzliu

Era

Nga veriu ngrihet papritur e tërbuar stuhia,
duke përmbys para vetes çdo gjë nga shpejtësia:
era e dehur shoqëruar me rreshje shiu t’rrëmbyer,
me dëborë dendur apo breshër mbërthyer.

E kur era e jugut zgjohet duke marrë dhenë,
nga dielli i verës këtu e kudo vapën e bjen,
që si kripa n’ujë, shkrin borën - djeg grurin,
ngrohë globin: motin, tokën edhe ujin.

Era kur fryn nga lindja, poshtë e lartë duke bredh,
është erë e diellit n’horizont që kredh,
ndërsa jehu memec i motit bën thatësi:
nuk ka as rreshje, nuk ka as lagështi.

Ndërkaq, era vjen edhe nga perëndimi,
kur dielli largohet ngadal prej vallëzimi,
e n’horizont, nën vijën e dukshme ku futen,
dielli dhe toka duket sikur puqen.