>
LETERSISHQIP
Feti Tunuzliu

Liria

Po t’mos ishin sakrificat e çlirimtarëve
dalë nga radhët e ushtrisë së vullnetarëve,
po t’mos ishte edhe dora internacionale
reflektuar përmes trupave e mjeteve kolosale,
Kosovës nuk do i mungonin: pushtuesi, shtypja e varësia,
shqiptarët nuk do rronin siç e do: liria dhe pavarësia.

Sakrificat dhe ndihmat sikur t’dështonin,
s’do këputeshin prangat e urryera t’robërisë shekullore,
s’do vinte as fitorja e shumëpritur e madhështore,
e rob e robi, t’mirat dot nuk do i shijonin.

Sakrificat dhe ndihmat që u bënë tok,
larguan druajtjet për t’shtegëtuar lirshëm anë e kënd vendit,
larguan urdhërat e armiqëve për t’iu nënshtruar rendit,
për t’gëzuar të drejta e liri të trumbetuara kot.

Sakrificat dhe ndihmat që shkreptinë si vetëtima,
zhdukën pengesat për t’shprehur ide e deklarata,
zhdukën kufizimet për t’shpërndar informata,
pa nxitur dhunë, pa shkaktuar viktima.


E në lirinë që po e gëzojmë sot, askush s’ndalohet:
as për protesta, as për demonstrata t’lira,
as për t’lulëzuar arti e shkenca n’këto hapësira,
prandaj, emri yt o legjendar, prore le t’përjetësohet!