Feti Tunuzliu
Përkulem
Përkulem:
para diellit të zjarrtë
- burim drite dhe ngrohtësie;
para hënës së plotë
- trupit që natën e bën ditë;
para detit të kaltër
- akuarium bimësh e gjallesash;
para gjakut dhe eshtrave t’heronjve, …
- gurrë lirie e mëvetësie;
para flamurit të ngritur
- simbol kombi, simbol shtetësie;
para kujtimit të prindërve t’ndjerë
- dashuri që zemrën dhe mallin e përvëlon;
para mësuesit tim të lëbyrun
- rrezatues diturie ndër breza;
para kullës së lashtë
- lëvozhgë e gurëzuar strehimi e mbrojtjeje;
O përkulem edhe para bjeshkës kryelartë
- peizazh madhështor kullosash vere;
para diellit të zjarrtë
- burim drite dhe ngrohtësie;
para hënës së plotë
- trupit që natën e bën ditë;
para detit të kaltër
- akuarium bimësh e gjallesash;
para gjakut dhe eshtrave t’heronjve, …
- gurrë lirie e mëvetësie;
para flamurit të ngritur
- simbol kombi, simbol shtetësie;
para kujtimit të prindërve t’ndjerë
- dashuri që zemrën dhe mallin e përvëlon;
para mësuesit tim të lëbyrun
- rrezatues diturie ndër breza;
para kullës së lashtë
- lëvozhgë e gurëzuar strehimi e mbrojtjeje;
O përkulem edhe para bjeshkës kryelartë
- peizazh madhështor kullosash vere;