>
LETERSISHQIP

Katër Miniatura

SHKËMBI
Toka t’dhuroi figurë madhështore,
sikundër dhe forcë përrallore,
ndaj, nuk i përkulesh asnjë fuqie
që vie përkrah çdo lloj stuhie.

LUMI
Me lëvizje gjarpëruese të shtratit tëndë,
ku rrjedh uji kënd më kënd,
n’shoqëri valësh - herë t’qeta, herë t’vrullshme,
ti kalon sipër dhe nën pasuri t’patundshme.

DITA
Ndërsa dita lind e perëndon
dhe shtigjet e jetës kudo i dritëson
përtej çdo kandili që ndezur ri,
n’errësirë të natës sheh vetëm zi.

ECJA
Eci drejtimeve t’ndryshme duke shetitur,
me këmbë t’mia e kokëngritur,
edhe kur nuk më ecet - eci,
por, jo sa herë do kasneci!

DËRGOI: