>
LETERSISHQIP

Malli

Dhembje therrëse që shpirtin ma përshkon,
dëshirë e zjarrtë që zemrën ma përvlon,
me ty që ndodhesh ende larg meje,
pres së koti takimin kryekreje,
aty - në vendin që se harrojmë dot,
as unë, as ti - as sot e mot.

Ngashërimi i thellë për takimin me ty,
që moti more botën ndër sy,
për ta pa fytyrën tënde - bukurinë magjepse
që t’mi shuaj vuajtjet shpirtërore e prekëse,
të lus: riatdhesohu edhe një herë si dikur,
heqma mallin - o sot, o kurrë!

DËRGOI: