>
LETERSISHQIP
Feti Tunuzliu

Metamorfozë Kohe

Teksa perëndon dielli n’qiellin dimëror, muzgu i parë i mbrëmjes fillon të shqitet errësira gjithë natën nxihet e nxihet, duke terratis horizontin madhështor.

E kur terri zotëron dritën, ndërsa hëna plot, yjetë vëzhgojnë Tokën, sikur presin sihariq, lulet e natës dhe zogjtë lakuriq, vëzhgojnë si roje, pa pushuar dot.

Sodisin dhe ndjekin çdo gjurmë e trag, natyrën memece, gjithësinë, malet, fushat, … e në gjumë njerëzinë, që nga ndërrimi i agut me terr e territ me ag!