Feti Tunuzliu
Muratorja E Fjalës
Poetes: Sevdije Boshnjaku–Zajmi (1943 – 1992)
Në vatrën tënde t’lashtë, fëmijërore ku t’shkëlqente si xixa stralli - rinia n’sy, vallë - si thyeje tabu e tradita t’vjetra gjyshore dhe qaje pa mëshirë shtigje t’reja me shpirt ndry.
Edhe n’mugëtirë t’dendur gjeje shtigje dritësimi: me mendësi përparimtare - ndër shoqe t’rralla, me studime gjuhësie - veterane arsimi, n’beteja emancipimi - ishe ndër t'para.
Jetën e shkurtër e lidhe flaktë për art vjershërimi që stolisje me vargje e strofa magjepse - Ti, Feniks i poezisë. Jo. Prej tyre s’të ndante dot as edhe dekurajimi - veç prore thurje për "Jetën e Re", "Zërin e Rinisë", ...
O n’këto fryte djerse - copëza t’fuqishme dashurie, shpalosje me gjak zemre vlera, ngjarje, … jetike, herë me nota t’gëzuara, herë dhembshurie, shëmbëlleve gjatë tri dekadave t’jetës poetike.

Komente 0