Haxhi Muhaxheri
Atdheu
Atdhu është oqean i vogël
i trazimit të madh
ku bien heronjtë
Tokë e pushtuar
nga magjia e shkretirës
ku vritet ëndrra e Gjergjit
Është vend prostitutash
veshur me ngjyrat e flamurit
ku lindin kopila që shesin veten
Luadh gomerësh
a mal ujqërish të uritur
që e kafshojnë tinëz Lirinë
Atdheu –
është plagë e thellë zemre
që po rritet… po rritet… e po rritet…
i trazimit të madh
ku bien heronjtë
Tokë e pushtuar
nga magjia e shkretirës
ku vritet ëndrra e Gjergjit
Është vend prostitutash
veshur me ngjyrat e flamurit
ku lindin kopila që shesin veten
Luadh gomerësh
a mal ujqërish të uritur
që e kafshojnë tinëz Lirinë
Atdheu –
është plagë e thellë zemre
që po rritet… po rritet… e po rritet…
Komente 0