>
LETERSISHQIP
Haxhi Muhaxheri

Verë E Vrarë

Sa herë që vjen vera
Ëndrrave më shfaqesh
Ti moj – si një engjëll
E shpirti flakë më digjet

Na e vranë verën – Vera
(Eu… ata e vrafshin veten!)
Paçka se…një Zot e kishim
E shqip i luteshim të dy

Tash… S’na mbeti tjetër
Veç t’i kujtojmë netët
Kur fshehtas loznim me yje
E zjarri ndizej brenda nesh