>
LETERSISHQIP
Haxhi Muhaxheri

Guri I Nusës

Ajo mezi e kishte pritur ditën
qe të bëhej nuse dhe jo gur,
sall për t’i dhënë emër
një legjende…

E zezë dita për krushqit!

Oiii… medet
për Nikollën e Gjinit,
që kurrë s’u bë dhëndër…

Mbi shkëmb vajton një shpend i zi …