>
LETERSISHQIP
Haxhi Muhaxheri

Martini

Një Martin e ka atdheu
dhe një atdhe e ka Martini

Edhe me pranga në duar
e kërkonte hisen e vet të diellit

Sapo qielli u ndez mbi Arbëri
përballë i doli gjarpërit të zi

Pastaj – kur liria ia puthi ballin
me shtatë plagë në zemër
u kthye andej nga kish ardhur

Thonë se tash – atje diku larg
sheh ëndrra me ujqër
që duan t’ja kafshojnë atdheun
e s’e zë gjumi… e gjum nuk ka

Një atdhe e ka Martini
e sall një Martin e ka atdheu