>
LETERSISHQIP

Liri E Dashuri

Liri është – përnjëmend Liri
Kur djeg rrobat e turpit
dhe nga maje e Kullës së Babelit
botën e shikon krejt lakuriq!
.
Guxim e Liri zemre është
ta vrasësh frikën sapo lind dita
dhe para Zotit të thuash:
– Të dua o Perëndeshë!
.
Dashuri është Liria
kur mbi gjoksin e të dashurës,
me maje gjuhe
e vizaton hartën e atdheut!
.
Liri… O sa Liri është
kur ndonjëherë –
bash për pikën e qejfit
i thua edhe gruas: – Ik!