>
LETERSISHQIP

Kur Vjen E Diela…

Të hënën
të dua marrëzisht,
për të urrejtur
të martën
… prej dashnisë!
.
Të mërkurën
të dua si sytë,
që të enjtën
të urrej sa veten
… prej syrit të keq!
.
Të premten
të dua sa jetën,
për të urrejtur
të shtunën –
veç pak
… prej xhelozisë!
.
Të dielën…
Oh, kur vjen e diela
të dua baras me Zotin
dhe veten e harroj
duke u lutur për Ty!