>
LETERSISHQIP

Albatrosët

Poetët janë këtu, me ndjenjën që mbartin si një formë,
në vetvete, madhështinë e albatrosëve.
Poetët janë këtu, kanë ardhur të ngarkuar,
me shpresa të mëdha si pafundësi e deteve.
Poetët janë aty, ja ku janë, në gjurmët e imagjinatës,
hapin krahët e tyre gjigand rrymave të erës,
ata që ndezin shpirtin me vargun poetik të jetës.
Janë ata që i presin yjet në shqisë e tokës udhëtojnë,
me shkronja të mëdha prej fryme qiellin bekojnë...
Poetët janë këtu pra, në pikturat e mia, tingujsh të padëgjuar,
kuptimi të jashtëzakonshëm mjeshtrie krijimi.
Këtu janë poetët e hyjnizuar të nënës së madhe universale,
Ne shumësitë e hequra e të shtuara, poetët, çuditshëm,
përmes shtyjnë, me bërrylat e tyre,
të lindurit të thënë e të bërë, të pavdekuarit...

Eh, poetë, poetë që frymojnë ndryshe,
kanë lindur Perëndi prej lartësish!